Daut Haradinaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se ka marrë kërcënime nga ushtarë rusë dhe serbë.
Gjatë një prononcimi ekskluziv për mediat, ai konfirmoi se i janë dërguar mesazhe kërcënuese. Haradinaj shtoi se këto veprime nuk e kanë shqetësuar dhe as nuk e kanë penguar në aktivitetin e tij.
Të lidhura
None found
“Për të qenë i sinqertë, nuk është që më bëjnë shumë përshtypje. E thashë më herët se ‘qeni që leh nuk të han’, edhe këta për mua janë zagarë”, ka deklaruar Haradinaj.
