Cozman bën publike lidhjen e re 7 vite pas ndarjes nga Tuna, publikon të dashurën (FOTO LAJM)

Që në momentin që u nda nga këngëtarja e njohur, Tuna, Cozman nuk u përfol asnjëherë për ndonjë lidhje tjetër. Por vetëm pak dotë më parë, referi konfirmoi se ishte në një romancë dhe pranë tij kishte një brune seksi.

Ishte vetë vajza e quajtur Fjolla, ajo që ndau me ndjekësit një foto me Cozman. Më pas ai e ripostoi në “Instastory”-in e tij, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Cozman është shoqëruar nga Fjolla edhe në shumë dalje publike e festa, duke vendosur të bëjnë një hap më të madh në lidhjen e tyre.

Duket se çifti po jetojnë momente të bukura bashkë dhe reperi ka rënë në dashuri kokë e këmbë. Këtë na vërtetoi edhe së fundmi gjersa publikoi një tjetër pamje të vajzës me emrin Fjolla, e cila shihej duke mbledhur qershi.


Shtuar 17.06.2021 14:40