Besian Mustafa mungoi në votimin e deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales

Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Të lidhura

None found

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, djali i veprimtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa, nuk ishte i pranishëm në sallë në çastin kur u votua deklarata.

Sipas informatave të siguruara nga KosovaNews, Mustafa kishte marrë pjesë në seancë, por u largua nga salla para zhvillimit të votimit.

Dokumenti i miratuar nga Kuvendi përbëhet nga shtatë pika.

Me pikën e parë, Kuvendi shpreh shqetësim të thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të dhënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pika e dytë e deklaratës e cilëson si të papranueshëm konstatimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal.

Në pikën e tretë, institucioneve shtetërore u kërkohet të ndërmarrin masat e nevojshme për ruajtjen e së vërtetës dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Gjithashtu, kërkohet hartimi i një strategjie të përbashkët shtetërore për koordinimin e veprimeve juridike, institucionale dhe diplomatike.

Pika e katërt nënvizon se ekzistenca e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova gjatë viteve 1998–1999 është dëshmuar përmes aktgjykimeve të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ndaj drejtuesve politikë, ushtarakë dhe policorë të Jugosllavisë dhe Serbisë.

Përmes pikës së pestë, Dhomave të Specializuara u kërkohet që mandatin e tyre ta ushtrojnë në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në pikën e gjashtë, Kuvendi kundërshton çdo përpjekje për ta përmbysur atë që e quan të vërtetën historike të Kosovës, për ta vënë në pikëpyetje luftën çlirimtare ose për ta barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.

Pika e fundit thekson se e vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë, i përkasin së njëjtës Republikë. Në deklaratë thuhet se Kuvendi do t’i mbrojë të tria.

Miratimi i deklaratës u bë me 99 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.


Shtuar më 28.09.2026 18:11

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş