Bekteshi kërkon përgjigje: Si mori Sheholli qindra mijëra euro nga AKI-ja?

Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi ka reaguar ndaj aktakuzës kundër Fatmir Shehollit, duke shtruar një sërë pyetjesh dhe dyshimesh lidhur me përmasat që mund të ketë pasur veprimtaria e tij.

Të lidhura

None found

Sipas Bekteshit, duhet të sqarohet nëse çështja e Shehollit, i akuzuar për “spiunazh” dhe “shantazh”, përfaqëson vetëm “majën e ajsbergut”. Ai u kërkon institucioneve të Kosovës të hetojnë nëse ka ekzistuar një rrjet bashkëpunëtorësh, si dhe të përcaktojnë deri në çfarë niveli mund të ketë depërtuar Sheholli në institucione dhe qarqe të ndryshme.

Një tjetër çështje shqetësuese që Bekteshi ngre lidhet me mënyrën se si një person që tashmë akuzohet për spiunazh ka mundur të marrë qindra mijëra euro nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Ai vlerëson se, në rast se akuzat vërtetohen, kjo çështje mund të marrë përmasat e një skandali të madh të kundërzbulimit në Kosovë.

Reagimi i plotë:

A është Fatmir Sheholli “spiuni i shekullit”, apo rasti i tij përbën vetëm majën e “ajsbergut”?

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti më 25 gusht 2026 aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”. Sipas pretendimeve të prokurorisë, ai ka bashkëpunuar me BIA-n serbe dhe ishte rekrutuar nga ky shërbim. Sheholli i ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh dhe është deklaruar i pafajshëm.

Kjo mund të jetë vetëm faza e parë, pasi ende nuk dihet nëse ai vepronte si spiun klasik, agjent i dyfishtë, informator, bashkëpunëtor i një shërbimi apo infiltrues. Duhet të zbulohet se ku ka rekrutuar, nëse njerëzit e tij janë infiltruar, nëse ka ngritur një rrjet agjenturor dhe deri ku ka arritur depërtimi në institucionet shtetërore.

Sheholli kishte krijuar lidhje të thella në parti politike dhe me individë me ndikim, duke përfshirë persona nga fusha akademike, komandantë, luftëtarë e gazetarë, deri te AKI-ja. Pikërisht aty duhej të ishte zbuluar, por në vend të kësaj ai u pagua shumë, sikur të kishte lobuar për Kosovën. Ndërkohë, ai e kishte tradhtuar Kosovën duke përdorur paratë e saj, në mënyrë të turpshme.

Ai ka pranuar gjithashtu se ka punuar për LDK-në. Cili ishte funksioni i tij atje dhe sa “leptira” kishte ngritur brenda saj?

Në këtë moment, Kosovës i duhen profesionalizëm dhe respekt, jo nxitim apo hezitim. Organet e ndryshme shtetërore duhet të flasin pak dhe të punojnë shumë. Duket se Sheholli e shfrytëzoi karrierën sipas dëshirës, pa ndërprerje dhe gjatë moshës së tij më të mirë, ndërsa u kap tani, kur duhej të dilte në pension. A ndodhi kjo tepër vonë, apo vlen parimi “më mirë vonë se kurrë”?

Pikërisht këtu shtrohet pyetja më shqetësuese:

Si arriti një person që sot përballet me akuza për spiunazh të përfitonte qindra mijëra euro nga AKI-ja?

Nëse akuzat vërtetohen, Kosova nuk do të jetë përballë vetëm një rasti spiunazhi, por edhe përballë një skandali të mundshëm të kundërzbulimit.


Shtuar 26.08.2026 09:24

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis