Azemi: Pa u shlyer pagat e korrikut dhe gushtit, punëtorët teknikë nuk rikthehen në punë

Greva e punëtorëve teknikë në Prishtinë do të vijojë deri në ekzekutimin e pagave të mbetura, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi.

Të lidhura

None found

Gjatë një deklarimi në emisionin “Ora 7”, ai bëri të ditur se punëtorëve po u ushtrohet presion që të rikthehen në shkolla.

“Pa i paguar komplet muajin gusht dhe ditët e muajit korrik, ne nuk do t’i kthehemi punës”, u shpreh Azemi.

Sipas tij, sindikata është tërhequr nga marrëveshja e arritur më parë me DKA-në, pasi e akuzon këtë institucion se nuk i ka përmbushur zotimet e marra.

Azemi kërkoi gjithashtu që punëtorëve t’u sigurohet paga në vlerë prej 500 eurosh.

Ai theksoi se dialogu me institucionet nuk do të vazhdojë pa u paguar pagat e korrikut dhe gushtit, si dhe pa u zbatuar paga prej 500 eurosh.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş