Arben Gashi kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në LDK

Arben Gashi, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve të reja brenda subjektit, duke vlerësuar se kjo është rruga e duhur për partinë dhe udhëheqjen e saj.

Ai është shprehur se “zgjedhjet duhet të çojnë drejt bashkimit rreth një lidershipi të ri”.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Gashi ka shkruar: “Le t’i kthehemi burimit të forcës sonë: demokracisë, meritokracisë dhe vlerave. Le të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, jo me u nda, por me u bashku rreth nji legjitimiteti të ri, nji lidershipi të ri dhe nji misioni të përbashkët”.

Më tej, ai ka theksuar: “Besimi asht kapitali ma i madh i nji force politike. Ai nuk ndërtohet mbi individë, por mbi ideale, vlera dhe nji program që i shërben shtetit, lirisë, ekonomisë së tregut, pronës private dhe zhvillimit. Pikërisht ky besim i bashkon njerëzit në nji parti dhe i bind qytetarët me ia besu drejtimin e vendit. Kur për disa zgjedhje me radhë nuk arrijmë me e fitu besimin e shumicës, nuk duhet me kërku fajtorë. Duhet me kërku përgjigje. Në politikën e qendrës së djathtë, përgjegjësia asht virtyt, jo dobësi. Vetëm përmes reflektimit, meritës dhe përgjegjësisë rikthehet besimi”.

Sipas Gashit, procesi zgjedhor nuk duhet parë si pengesë, por si rrugëdalje. “Prandaj, zgjedhjet nuk janë problemi. Zgjedhjet janë zgjidhja. Janë mekanizmi që rikthen legjitimitetin, besimin dhe energjinë për nji cikël të ri politik. As LDK-së e as Kosovës nuk i shkon për shtat vendi i tretë. Kjo nuk mundet me u ba normalitet. Anëtarësia, strukturat dhe elektorati ynë kërkojnë ma shumë. Kërkojnë nji LDK që fiton, që qeveris dhe që udhëheq me vizion. Le t’i kthehemi burimit të forcës sonë: demokracisë, meritokracisë dhe vlerave. Le të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, jo me u nda, por me u bashku rreth nji legjitimiteti të ri, nji lidershipi të ri dhe nji misioni të përbashkët”, ka thënë Gashi.


Shtuar 26.06.2026 19:13

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet