FFK ka konfirmuar rikthimin e kapitenit Amir Rrahmani te Napoli.
Kosovari nuk ka mundur të shërohet për ndeshjet e muajit mars, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit.
Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”, shkroi FFK në komunikatë.