Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe për informacionet mbi Kosovën

Prokuroria e Qarkut në Split ka përfunduar ngritjen e aktakuzës për spiunazh ndaj shtetasit kroat J.I., ish-pilot ushtarak në Forcat Ajrore të Kroacisë, dhe partneres së tij shumëvjeçare, shtetases serbe nga Kosova A.M. Të dy u arrestuan në gusht të vitit të kaluar, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi, raportoi Index.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, piloti, gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022, i ka dorëzuar në mënyrë të përsëritur partneres së tij informacione të klasifikuara. Këto të dhëna ai i kishte siguruar ose i ishin vënë në dispozicion gjatë ushtrimit të detyrës.

Prokuroria kroate pretendon se J.I. ishte në dijeni që A.M. po i grumbullonte informacionet për llogari të një shteti të huaj. Më pas, shtetasja serbe dyshohet se ua përcolli materialet e marra disa adresave jashtë vendit.

Një pjesë e dyshimeve ka të bëjë me informacionet për gjendjen në Kosovë. Gjatë kohës kur shërbente në KFOR, piloti kroat dyshohet se i transmetoi partneres së tij të dhëna për lëvizjet e trupave të KFOR-it. Sipas dyshimeve, ajo më pas ia dorëzoi këto informacione Listës Serbe.

Gjithashtu, ai dyshohet se i zbuloi asaj të dhëna të rëndësishme lidhur me lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, duke nisur nga fundi i vitit 2022. Informacionet, sipas aktakuzës, përfshinin edhe lëvizjet e trupave të KFOR-it dhe zhvillimet e përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës.

Prokuroria e Qarkut në Split i ka kërkuar Gjykatës së Qarkut që ndaj të akuzuarës të vazhdojnë masat paraprake, për shkak të rrezikut se ajo mund të arratiset.

Ndërkaq, piloti ishte liruar nga paraburgimi në fund të tetorit të vitit të kaluar. Atij iu caktuan masa paraprake, përfshirë ndalimin e kontaktit me një prej dëshmitarëve, ndërsa për shkak të këtij rasti u shkarkua nga shërbimi ushtarak.

Me ngritjen e aktakuzës, hetimi konsiderohet i përfunduar dhe çështja kalon në një fazë të re të procedurës penale.


Shtuar 22.08.2026 13:32

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibombetnanoAnkara escortjojobetizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbettümbet giriş1xbet girişmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomhuhubetholiganbetmarsbahis girişroyalbet girişroketbet girişromabet giriş