Aksident fatal në Gjermani, humbin jetën tre anëtarë të një familjeje nga Ferizaj që po ktheheshin prej Kosovës

Një aksident me pasoja tragjike në Gjermani u ka marrë jetën tre pjesëtarëve të një familjeje me origjinë nga Komogllava e Ferizajt, të cilët ishin duke u kthyer nga Kosova.

Të lidhura

None found

Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe Laurenti Aliu, 16 vjeç.

Njoftimi për ngjarjen u publikua në rrjetet sociale nga bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi.

Rexhepi bëri të ditur me pikëllim të thellë se aksidenti fatal ndodhi në Gjermani gjatë kthimit të tyre nga Kosova. Ai sqaroi se Tahiri ishte vëllai i Remzi Aliut, Gentiani ishte djali i Tahirit, ndërsa Laurenti ishte djali i Bardhylit.

Ai u përcolli ngushëllime familjeve të viktimave, banorëve të lagjes Nuhaj në Komogllavë, si dhe të gjithë personave të prekur nga tragjedia.

Autoritetet gjermane nuk kanë dhënë deri tani hollësi për rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.


Shtuar 6.08.2026 22:37

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss