Arsenali futet papritur në garë për kapitenin e Tottenhamit

Kapiteni i Tottenham Hotspurit, Cristian Romero, është kthyer në një objektiv surprizë për Arsenalin.

Të lidhura

None found

Gazetari italian Alfredo Pedullà raporton se “Topçinjtë” kanë shprehur interes konkret për qendërmbrojtësin argjentinas, i cili pritet të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere.

Prej kohësh, Romero përflitet për një kalim tek Atletico Madridi, ndërsa në garë për të është përfshirë edhe Interi. Skuadra spanjolle vlerësohet si favorite për shërbimet e 28-vjeçarit, pasi dëshira e futbollistit është të transferohet në Madrid.

Gjithsesi, Atletico nuk e ka përmbushur ende kërkesën financiare të Tottenhamit, që e vlerëson kartonin e mbrojtësit në rreth 40 milionë euro.

Në këto rrethana, raportimet bëjnë të ditur se edhe Arsenali i është bashkuar garës për të siguruar nënshkrimin e Romeros.

Realizimi i kësaj marrëveshjeje, megjithatë, konsiderohet tepër i ndërlikuar për shkak të rivalitetit të fortë mes dy klubeve të Londrës Veriore. Sol Campbell mbetet lojtari i fundit që u transferua drejtpërdrejt nga Tottenhami tek Arsenali, në një prej lëvizjeve më të debatueshme të historisë së futbollit anglez.

Ndërkohë, Arsenali po kërkon të përforcohet me një qendërmbrojtës të ri. Ezri Konsa vazhdon të jetë objektivi kryesor i Mikel Artetas, por afrimi i futbollistit të Aston Villas pritet të ketë një kosto edhe më të lartë se transferimi i Cristian Romeros.


Shtuar 6.08.2026 22:12

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss