Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se palët do të përpiqen të takohen sërish pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Të lidhura
None found
Takimi mes dy liderëve zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e krizës politike dhe gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë, siç e do rendi do të ketë procese diskutuese, do të njoftojmë edhe zyrtarisht njeri-tjetrin për zhvillimet partiake, këtë e bëra për takimet që kanë ndodhur dje e njoftova zyrtarisht”, ka deklaruar shkurt Abdixhiku pas takimit.
Kurti nuk dha asnjë prononcim për mediat pas përfundimit të bisedës.
Takimi u mbajt në një klimë të ndërlikuar politike, ndërsa në LDK vazhdojnë mospajtimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit. Gjashtë deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e propozuar.
