Këngëtarja e njohur Big Mama po qëndron prej kohësh në Turqi. Mbrëmjen e djeshme ajo ka dalë me Gentën dhe partnerin e saj turk, Usta.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur Big Mamën nëse Genta është shtatzënë, siç ka qarkulluar së fundmi në rrjet. Këngëtarja i ka kthyer një përgjigje epike. “Gjinekolog nuk jam”, ka replikuar ajo.
Kujtojmë se lajmet e shtatzënisë së Gentës nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohej qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Por edhe burime për “Prive” kanë konfirmuar se këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.