A do ta mbështesë AAK-ja kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Përgjigjet Ardian Gjini

Ardian Gjini, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka sqaruar qëndrimin e partisë për procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, përfshirë mundësinë që deputetët e saj të votojnë Bekim Sejdiun, kandidatin e propozuar nga LDK-ja dhe LVV-ja.

Të lidhura

None found

Sipas Gjinit, pozicioni i AAK-së është përcaktuar që më 7 qershor dhe partia nuk e konsideron veten të lidhur me marrëveshjet eventuale mes subjekteve të tjera politike.

“Qëndrimi i Aleancës është i qartë që prej datës 7 qershor. Ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy parti politike të tjera”, deklaroi Gjini.

Kreu i AAK-së shprehu kritika ndaj qeverisë, duke thënë se nuk vëren gatishmëri për trajtimin e çështjeve që prekin qytetarët, të ardhmen e vendit dhe planifikimet afatgjata të Kosovës.

“Nuk shohim kurrfarë vullneti të kësaj qeverie me u marrë me çfarëdo teme që ka të bëjë me qytetarin e Kosovës, me të ardhmen e vendit, me planifikimet afatgjata”, u shpreh ai.

I pyetur nëse Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku e kanë ftuar për konsultime rreth zgjedhjes së presidentit, Gjini tha se nuk dëshiron të përfshihet në atë që e quajti “lojëra të fëmijëve”.

“S’kam kohë për ksi lojërash të fëmijëve që janë me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dërgimin e Kosovës në zgjedhje”, tha ai.

Gjini theksoi se deputetët e AAK-së janë të bashkuar në qëndrimin e tyre dhe se çdo vendim i partisë do të merret në mënyrë kolektive.

“Jemi qind për qind unik. Çfarëdo vendimi që merret në Aleancë, është unik”, përfundoi kryetari i AAK-së.

Gjatë deklarimit të tij, ai foli edhe për protestën e komunave, duke e përshkruar gjendjen në Kosovë si veçanërisht të rëndë.

“Sot jemi në situatën që komunat kanë ardhur të protestojnë, për shkak se periudha e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës e ka prekur çdo pore të jetës në Kosovë. Kosova është para kolapsit ekonomik e social. Nuk respektohet në arenën ndërkombëtare. Kemi bllokada, jemi përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën dhe kemi qenë nën sanksione të Evropës”, deklaroi Gjini.


Shtuar 1.09.2026 12:47

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş