Para 13 vitesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të nëntorit 2013 të vendosej logoja e KQZ-së, në vend të stemës së Republikës së Kosovës, e cila ishte përdorur deri atëherë.
Të lidhura
None found
Kërkesa për këtë ndryshim erdhi nga autoritetet në Beograd. Ato kishin deklaruar se, nëse fletëvotimet e 3 nëntorit do të përmbanin simbole të shtetësisë së Kosovës, nuk do t’u bënin thirrje serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje.
Vendimi i KQZ-së u përshëndet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, i kërkoi KQZ-së të vepronte brenda mandatit të saj për të gjetur një zgjidhje në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës, duke garantuar një pjesëmarrje sa më gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.
