“Opozitë e bashkuar”, 32 vjet PD në Vorë, Meta feston mes demokratëve: Përballë kemi një sekt-regjim, do ta dërrmojmë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta , mori pjesë këtë të hënë në festimet e demokratëve për 32-vjetorin e themelimit të degës së Partrisë Demokratike në Vorë.

Meta shprehu mbështetjen e tij të plotë për kandidatët e dalë nga procesi i primareve të cilët do të garojnë për drejtimin e bashkive në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kreu i PL-së u ndal te bashkia Vorë, e cila sipas tij ka një potencial të jashtëzakonshëm, ndërsa u shpreh optimist për fitoren e opozitës së bashkuar në vendoret e 14 majit. Ai theksoi se përballë në zgjedhjet lokale, opozita nuk ishte kundër një partie, por kundër një sekti-regjim, që do të arrihej të përmbysej me uraganin mbarëpopullor.

Kujtojmë se Meta nëshkroi në verë alenacë me Berishën pët loalet e 14 majit.

“E nisa ditën me doktorin e po e përfundoj me doktorin. Ju keni sot rastin për ta takuar por dua t’ju them se jam i lumtur t’ju uroj përvjetorin e krijimit të PD në Vorë. Jam i lumtur që nga Primaret siç kanë dalë disa superkandidatë, si Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Igli Cara, kemi edhe një super kandidat në Vorë. Vora sa i takon rëndësisë demografike nuk është nga bashkitë më të mëdha të vendit por ka potenciale të jashtëzakonshme. Indrit Hoxha besojmë që do bëjë një punë të jashtëzakonshme që potencial t’i vërë në dobi të qytetarëve. Kam frikë se do detyrohemi të marrin lejen e vendbanimit të Vorë. Mbështetjen më të pakufishme për fitoren e 14 majit, opozitën e bashkuar. Përballë nuk kemi një parti por një sekt regjim që do ta dërrmojmë me uraganin mbarë popullor”, tha Meta./albeu.com/


Shtuar 30.01.2023 19:33