Një fenomen i çuditshëm ka filluar të shfaqet kohët e fundit në ishullin Paros të Greqisë. Herë pas here, turistët dhe banorët vendas shohin korba të kryqëzuar në shtylla druri apo të tensionit.
Fotot janë publikuar në rrjetet sociale duke ngjallur kundërshti por edhe një lloj frike për shkakun që çojnë njerëz të caktuar të bëjnë veprime të tilla.
Shumë në rrjete sociale komentojnë se korbat e kryqëzuar nuk kanë ndonjë domethënie të caktuar, por se vendosen ashtu për të trembur zogjtë e tjerë që të mos dëmtojnë të mbjellat, ndërkohë që të tjerë kërkojnë shkakun te ndonjë magji apo qëllim ogurzi i personave përgjegjës. /albeu.com