Shkenca: Në ç’moshë kemi më shumë shanse për të gjetur dashurinë e vërtet

Të gjithë e dimë si shkon historia…pasi zgjoheni nga gjumi i thellë i dashurisë për fiksimin e shkollës, kuptoni që përralla s’shkon fiks ashtu siç e kishit menduar dhe se më e bukura s’ka ardhur ende. Në jetën prej të rrituri takon kaq shumë njerëz dhe pastaj, vjen momenti i përfshirjes në lidhjen e parë afatgjatë. Në rastin më të mirë gjërat shkojnë siç duhet, kurse në atë më të keqin, kthehemi në bazë: “As ky s’ishte i duhuri”.

Fatmirësisht, dashuria mund të përshkruhet edhe si lojë numrash dhe përmes ligjeve të matematikës mund t’ju themi se ka një moshë të caktuar për ta pritur krahëhapur njeriun e duhur.

Matematicienia Dr. Hannah Fry publikoi një studim ku tregonte se ka një moshë të caktuar kur njerëzit kanë më shumë shanse të takojnë dashurinë e vërtet. Në këtë përfundim ajo arriti duke u bazuar tek statistikat dhe algoritmet.

Ka një numër të caktuar njerëzish të cilët i takojmë gjatë jetës sonë dhe të gjithë këto marrëdhënie do të ndryshojnë në cilësi. Sipas kësaj teorie maksimizimi i shanseve për të gjetur partnerin ideal është pas të 27-ave.

Nëse do të bazohemi tek matematika, shanset për të gjetur dashurinë mes njerëzve që njohim në 37% e parë të jetës sonë romantike, janë shumë të vogla. Le të supozojmë se doni të martohemi para të 40-ve dhe takimin e parë e keni bërë 15-vjeç. Ka shumë pak mundësi që të gjeni atë që ju përshtatet vërtet mes njerëzve me të cilët keni dalë nga mosha 15-27 vjeç.

Mes moshës 27 dhe 35-vjeç ka një dritare që të lejon të zgjedhësh dikë i cili është më i mirë nga gjithë të tjerët me të cilët ke dalë më parë. Kjo sepse tani ti je në gjendje të shohësh më qartë atë 37% e jetës romantike dikur dhe të bësh krahasime. Çdo takim/romancë para 27-ës është thjesht një proces që do t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë e vërtet dhe të kuptoni veten se çfarë realisht po kërkoni.

Në fund të 20-ve do të jeni mjaftueshëm i/e pjekur dhe do të keni pritshmëri më reale në lidhje me atë çfarë prisni nga një marrëdhënie. Sigurisht që matematika nuk gënjen, por as zemra jo! Prandaj pavarësisht shkencës, besojini intuitës dhe ndjenjave tuaja dhe nëse mendoni se keni gjetur shpirtin binjak para të 27-ave, akoma më mirë për ju!

Shtuar 25.03.2021 02:03

Tags: ,