Nëse shihni një fëmijë të ulur në këtë pozicion ngrijeni urgjent, ja çfarë rrezikon

Fëmijët kanë aftësi të mëdha në lëvizje kur janë të vegjël për shkak se janë shumë elastikë. Por disa pozicione të ndryshme qëndrimi ndikojnë përfundimisht për mirë ose për keq në jetën e tyre.

Prandaj, prindërit duhet të jenë vigjilentë ndaj sjelljeve dhe qëndrimeve të fëmijës.

Pozicioni ‘W’ është një nga pozicionet më të zakonta të qëndrimit të fëmijëve kur luajnë në dysheme sepse është komod për ta.

Megjithatë, është një nga pozicionet më të rrezikshme për fëmijët dhe mjekët i këshillojnë prindërit të mos i lejojnë.

Specialistët e shëndetit të kockave shprehen se ky pozicion qëndrimi shkakton dobësim të muskujve dhe presion të lartë në shpinë, qafë dhe shpatulla.