A ju kujtohet hera juaj e parë kur kishit në dorë një telefon celular? Për ata që e mbajnë mend, ishte viti 2000 kur nisi shitja në dyqane dhe tregun e zi në Shqipëri e telefonave celularë. Të parët ishin ca Nokia, Ericsson dhe Motorolla.
Kur për herë të parë i patëm në duar, u çmendëm me mundësitë e reja që ata ofruan. Por shumë shpejt, evolucioni i teknologjisë i bëri ata të duken të padobishëm.
Kështu që ato shpejt përfunduan në një dollap – ose në duart e një miku apo të afërmi të cilët kishin mbetur “pa celular”.
Tani këto telefona që konsiderohen antikë, po marrin jetë të re në sajë të Antech, një trend i ri në koleksionin e celularëve të vjetër.
Koleksionistët zakonisht kërkojnë modelin e parë të një kompanie, i cili përcakton një revolucion në historinë e telefonave celularë.
Shihni dhjetë më të shtrenjtët sepse ndoshta e keni dhe ju një të tillë dhe mund ta shisni:
1.iPhone 1 – 1000 euro
2.Motorola 8000x – 1000 euro
3.Nokia 7700 – 1000 euro
4.Mobira Senator NMT – 2,000 euro
5.Komunikues Personal i IBM Simon – 2,000 euro
6.Nokia Sapphire 8800 – 2,000 euro
7.Technophone PC105T – 1,500 euro
8.Orbitel Citiphone – 1.000 euro
9.Telefoni Satelitor Ericsson R290 – 1,000 euro
10.Rainbow StarTAC – 500 euro