Ju shohin si pronë, këto janë shenjat më xheloze të horoskopit

Dashi

Ai mund të jetë xheloz edhe nëse mendon se partnerja po argëtohet shumë. Duan të jenë numri një në një lidhje prandaj cilësohen si xhelozë në punët e dashurisë.

Demi

Personat e kësaj shenje janë posesivë dhe e shohin partnerin e tyre si pronë. Ata bëjnë përpjekje për marrëdhënien e tyre dhe mendojnë se gjithçka duhet të kontrollohet nga ata.

Luani

Janë egoistët më të mëdhenj. Nuk duan të jenë kurrë jashtë vëmendjes. Xhelozojnë dhe mikun më të mirë nëse nuk i kushton shumë vëmendje.

Akrepi

Personat e kësaj shenje e kanë më të vështirë të kontrollojnë shpërthimet e xhelozisë. Ata janë shumë posesivë dhe nuk pëlqejnë kur partneri është në shoqërinë e një personi tjetër, kur nuk janë të pranishëm.

Peshqit

Peshqit janë vazhdimisht xhelozë kur janë në një lidhje. Ata kanë frikën më të madhe të largimit, kështu që shpesh imagjinojnë gjëra që nuk ndodhin.


Shtuar 8.06.2021 14:22