Pamjet që fundosën babë e bijë, momenti kur Dhurata i jep armën në dorë Mexhitit (FOTO LAJM)

Ky është momenti kur ish-gruaja e Kudret Saliajt, Dhurata ka bashkëpunuar me babanë e saj, duke i dhënë armën e krimit. Edhe pse gjatë seancës gjyqësorë të ditës së sotme Mexhit Picari ka përjashtuar të bijën, Dhuratën nga çdo përfshirje në këtë ngjarje pamjet tregojnë të kundërtën.

Ka qenë viktima Kudret Saliaj, ai që rreth orës 11:36 të së premtes së datës 4 qershor ka hyrë i pari në lokalin pranë gjykatës, ku ndodhi krimi dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej avokati i tij, Adriatik Cama.

Gjatë kësaj kohe Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë këqyrur lëvizjet e Kudret Saliajt. Ata kanë hyrë në 11:52 në lokal dhe janë ulur në një tavolinë tjetër.

48 sekonda më vonë Dhurata Saliaj që ishte me shpinë nga viktima, është ngritur dhe i ka afruar babait një çantë dore dhe më pas i ati ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ish-dhëndrin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme si dhe ka plagosur avokatin Cama.

Më herët Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliaj. Ata akuzohen për veprën penale penale të vrasjes së kryer në rrethana cilësuese.

Shtuar 8.06.2021 02:06