Gjithë arsyet e mundshme pse s’duhet të mendoni fare për ish-in e tij/saj

Duke marrë shkas nga kërcënimet që Tristan i bën përmes komenteve ish-it të Khloe-it, i frikësuar nga një rikthim i mundshëm, na lindi në mendje ideja për të përpiluar këtë listë me gjithë arsyet e botës për të mos u shqetësuar për ish-partneren/in e të dashurit/ës tënd!

1.

Ata kanë zgjedhur vetë t’i japin fund. Nuk është se ishin Romeo dhe Zhuljeta – asgjë nuk i ka penguar të jenë bashkë. Thjesht nuk kanë dashur të jenë më bashkë.

2.

Ajo ka bërë përpara. Nuk është se i është qepur nga mbrapa. Dhe në qoftë se është, është një çështje komplet tjetër. Një çështje shumë e shpifur që ti ke frikë se të bën të dukesh si e dashura e tmerrshme që do ta zhdukë atë nga jeta e të dashurit të vet. Por shpresojmë se ajo ka bërë përpara. Por edhe nëse s’ka bërë, kjo s’do të thotë se ndjenjat e tij janë reciproke.

3.

Ai ka bërë përpara. Sepse është me ty! Në qoftë se s’do donte të ishte me ty, ose ta kishte seriozisht me ty, nuk do të ishte përkushtuar.

4.

Ai flet për të mjaftueshëm sa për të treguar se s’po të fsheh gjë, por jo mjafuteshëm për të të bërë ty të dyshosh tek ndjenjat e tij. Ekziston një masë perfekte e së folurës për një ish, dhe është pikërisht kjo që po themi.

5.

Ai s’po e fsheh lidhjen tuaj nga askush, përfshirë ishin e tij- ai është krenar që është me ty. Ai s’spo fsheh asgjë dhe nuk e mban statusin tuaj sekret. Kjo sigurisht s’do të thotë se ai po i jep ishit të tij gjithë detajet e lidhjes suaj, por ai qartësisht nuk sillet si single në praninë e saj.

6.

Ju keni shakatë tuaja personale dhe një gjuhë që është vetëm e ju të dyve. Ajo s’do ta dijë kurrë si e thërrisni ju njëri-tjetrin.

7.

Ai ka zgjedhur të jetë me ty. Mund të ishte ende me të! Ose single! Ai nuk po bën asnjë nga këto sepse do të jetë me ty.

8.

Ajo nuk është prezente në lidhjen tuaj dhe ti praktikisht po shqetësohesh për një fantazmë. Ti emocionalisht po përfshin një person tjetër që s’ka pse të jetë aty. Pse ia vështirëson gjërat vetes?

9.

Nëse vazhdon të shqetësoshesh për këtë mund të dëmtosh lidhjen e mbase dhe ta humbësh atë. Seriozisht, do të të shndërrojnë në një lëmsh të çmendur e të pasigurt dhe ai do të kuptojë se s’mund të thotë asgjë që të të bëjë të ndihesh e sigurt. Dhe kjo krijon një lidhje jo të shëndetshme. Ose një ndarje.

10.

Ai përgjigjet sinqerisht për çdo pyetje që ti ke për lidhjet e tij të mëparshme. Edhe për ato që as ti vetë nuk do t’i dëgjosh përgjigjet.

11.

Pjesa më e madhe e ish-të dashurave janë njerëz normalë, të logjishëm që nuk po planifikojnë t’ju rrëmbejnë të dashurin. Ajo nuk është e çmendur ose ndonjë gjë e ngjashme. Imagjino të dashurën e ishit tënd që mendon kështu për ty. E pasaktë apo jo?


Shtuar 11.07.2021 20:33