Rama zbulon detaje nga podkasti “Flasim”: Nuk do të zgjedh pasardhësin, pushteti ka rrëzuar shumë burra

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e podkastit “Flasim”, ku këtë herë nuk do të jetë drejtuesi i bisedës, por personi që do t’u përgjigjet pyetjeve.

Në materialin promovues, Rama ndalet te çështja e Ishullit të Sazanit, SPAK-u dhe përvoja e tij në politikë. Ai shprehet gjithashtu se Bashkia e Tiranës po drejtohet pa një krye.

Të lidhura

None found

I pyetur për mundësinë e një pasardhësi politik, kryeministri ka bërë të qartë se nuk synon të jetë ai që do ta përcaktojë.

“Ka qenë një krim i mandatuar dhe një prej ekzekutorëve është një person që e njoh shumë mirë.

Nuk është fjala për shitjen apo kalimin e pronësisë së ishullit. Sazani do të mbetet pronë e Shqipërisë. Unë nuk jam shitësi i Shqipërisë.

Një prej gabimeve më të rënda të SPAK-ut ka qenë përdorimi i mediave për të baltosur njerëzit që më pas do të merreshin nën akuzë. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

Koha dëshmoi se investimi im kishte qenë në një maskë karnavalesh.

Një prokuror dhe një gjyqtar u mblodhën në një dhomë dhe morën vendimin për të bërë kryeministrin, parlamentin dhe presidentin. Unë nuk mund ta bëj këtë.

Bashkia nuk ka kokë. Ajo është shndërruar në një eksperiment social, politik dhe ekonomik, ku një kryeqytet drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, madje një talent i madh politik, por nuk arriti ta përballonte peshën. Pushteti është një kafshë e frikshme; ai ka përpirë dhe ka rrëzuar shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhësi yt duhet të të vrasë. Unë nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Kur të kaloj pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni prej meje”, është shprehur Rama.


Shtuar 6.09.2026 08:56

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusucratosroyalbetanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetcasinofastdeneme bonusujojobetroketbet girişdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişroketbetMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahiscasibomsekabetsekabet