Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, deklaroi se 7 gushti ishte afati i përcaktuar nga Kushtetuta për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas tij, pas përfundimit të kësaj date nuk ka më një afat kushtetues për këtë proces, ndërsa çdo afat tjetër i përmendur është politik dhe i përcaktuar nga subjektet politike.
Kryeziu tha se, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditësh. Ai theksoi se pas konstituimit duhet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, ndërsa më pas Kuvendi të shpërndahet për t’u mbajtur zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme.
Ai shtoi se, në mungesë të konstituimit të Kuvendit, nuk sheh bazë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera. Sipas tij, e vetmja mundësi do të ishte që një subjekt politik të kërkonte interpretim lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025.
