LD në Mal të Zi: Kundërshtimi ndaj Andrija Mandiqit është përcaktuar që para krijimit të shumicës

Lidhja Demokratike në Mal të Zi ka sqaruar qëndrimin e saj lidhur me nismën e DPS/PDS-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, duke theksuar se ky qëndrim nuk buron nga iniciativa e fundit dhe as nuk përbën mbështetje për atë subjekt politik.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate, partia tha se po e përcjell me vëmendje situatën e krijuar pas deklaratave dhe veprimeve publike të Mandiqit lidhur me kriminelin e luftës Ratko Mladiq.

LD në MZ nënvizoi se pozicioni i saj ndaj Mandiqit dhe shumicës parlamentare është ndërtuar mbi parime dhe ka qenë i njëjtë që prej fillimit.

Sipas saj, kundërshtimi ndaj zgjedhjes së Mandiqit në krye të Kuvendit nisi menjëherë pasi u bë publike marrëveshja për krijimin e shumicës parlamentare me subjektet pro-serbe, me përkrahjen e Lëvizjes “Evropa Tani”, Partisë Boshnjake dhe një pjese të subjekteve politike shqiptare.

“LD në MZ e ka kundërshtuar publikisht dhe kategorikisht këtë zgjidhje politike”, thuhet në komunikatë.

Partia thekson se debati nuk lidhet vetëm me një individ, por me parimet që duhet të udhëheqin ndërtimin e institucioneve të një Mali të Zi demokratik, qytetar dhe evropian.

Këtë qëndrim, LD në MZ thotë se ia kishte bërë të ditur edhe presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë konsultimeve për caktimin e mandatarit të Qeverisë.

Në atë takim, sipas deklaratës, partia kishte paralajmëruar se nuk do ta mbështeste kandidaturën e Millojko Spajiqit për kryeministër nëse shumica parlamentare do të përfshinte subjektet pro-serbe dhe nëse Mandiq do të zgjidhej kryetar i Kuvendit.

LD në MZ sqaron se ky pozicion ishte marrë para krijimit të shumicës dhe Qeverisë, ndaj nuk mund të konsiderohet reagim ndaj zhvillimeve të fundit apo një qëndrim i përcaktuar pas formimit të ekzekutivit.

Sa i përket nismës së DPS/PDS-së për shkarkimin e Mandiqit, partia deklaroi se nuk do t’i bashkohet asaj dhe se nuk po mbështet ndonjë iniciativë politike të këtij subjekti.

“LD në MZ nuk po i bashkohet iniciativës së DPS/PDS-së dhe nuk bëhet fjalë për mbështetje të ndonjë iniciative të tyre politike”, theksohet në komunikatë.

Sipas Lidhjes Demokratike, qëndrimet dhe veprimet e fundit të Mandiqit për Ratko Mladiqin, përfshirë nderimin e figurës së tij dhe ngushëllimet drejtuar familjes, kanë thelluar shqetësimet që partia kishte shprehur më herët.

“Ne nuk kemi nevojë të presim iniciativën e DPS/PDS-së për të konstatuar atë që kemi thënë para formimit të shumicës: Andrija Mandiq nuk është dashur të zgjidhej kryetar i Kuvendit të Malit të Zi”, thuhet në deklaratë.

LD në MZ u ka kërkuar deputetëve shqiptarë dhe boshnjakë në Kuvendin e Malit të Zi të pozicionohen qartë ndaj veprimeve të Mandiqit.

“Sot nuk kërkohet prej tyre një qëndrim partiak. Kërkohet një qëndrim parimor, njerëzor dhe moral”, thuhet më tej.

Partia ka theksuar se nuk mund të vendoset një barazim moral mes viktimave dhe personave që glorifikojnë përgjegjësit e krimeve.

“Për ne, qëndrimi i drejtë është ai që mbron dinjitetin e viktimave, të vërtetën historike dhe drejtësinë, dhe që kundërshton çdo përpjekje për rehabilitimin apo glorifikimin e kriminelëve të luftës”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim, Lidhja Demokratike në Mal të Zi rikujtoi se nuk është pjesë e shumicës parlamentare, nuk ka marrë pjesë në formimin e Qeverisë dhe nuk mban përgjegjësi për vendimet e saj.

“Ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin dhe nuk po kërkojmë sot të përcaktojmë ‘anën’. Ne e kemi përcaktuar qëndrimin tonë që në fillim”, përfundon deklarata.

LD në MZ përsëriti se mbetet e angazhuar për një Mal të Zi demokratik, qytetar, multietnik dhe të orientuar drejt Bashkimit Evropian.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibom