Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të organizojë një konferencë për media.
Të lidhura
None found
Konferenca lidhet me dorëzimin e një aktakuze për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.
Në këtë paraqitje para mediave pritet të publikohen hollësi rreth aktakuzës së dorëzuar për krimet e luftës në Prekaz, sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale.
Në njoftimin paraprak, institucioni nuk ka bërë publike informacione të tjera për personat që përfshihen në aktakuzë.
