Athina zgjeron kapacitetet mbrojtëse, synon prodhimin e 15 mijë dronëve në vit

Greqia planifikon ta rrisë prodhimin ushtarak deri në 15 mijë dronë në vit, si pjesë e përpjekjeve për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përshtatjen e tyre me format e reja të luftës. Synimi u bë publik nga ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dhendias, gjatë një vizite në Ksanthi, në krahinën e Trakës, pranë kufirit me Turqinë.

Të lidhura

None found

Gjatë inspektimit të njësisë ushtarake ku prodhohen mjetet ajrore pa pilot, Dhendias tha se kapaciteti aktual i ushtrisë greke arrin në rreth 5 mijë dronë në vit. Sipas tij, kjo shifër do të trefishohet pas përfundimit të fabrikës së re 309, inaugurimi i së cilës parashikohet në dhjetor, duke e çuar prodhimin vjetor në 15 mijë njësi. Në këtë përllogaritje nuk përfshihet aktiviteti prodhues i kompanive private të industrisë greke të mbrojtjes.

Athina e konsideron këtë zhvillim një kthesë të rëndësishme në raport me fundin e vitit 2023. Në atë periudhë, Forcat e Armatosura greke kishin vetëm dy dronë të kategorisë HERON dhe 252 mjete fluturuese të prodhuara në mënyrë industriale, të cilat nuk vlerësoheshin si fort konkurruese.

Dhendias nënvizoi se përdorimi i dronëve nuk kufizohet më te vëzhgimi dhe zbulimi, pasi këto mjete mund të shërbejnë edhe për operacione sulmuese. Ai shtoi se, krahas zhvillimit të tyre, duhet ngritur edhe një sistem mbrojtës kundër dronëve që mund të zotërohen nga një shtet kërcënues për Greqinë, pa identifikuar ndonjë vend konkret.

Sipas ministrit grek të Mbrojtjes, dronët krijojnë mundësi si për zbulim e mbikëqyrje, ashtu edhe për ndërhyrje sulmuese, por vetëm kjo nuk është e mjaftueshme. Nikos Dhendias theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e mbrojtjes së personelit ushtarak nga mjete të ngjashme që mund të ketë në dispozicion një vend që kërcënon Greqinë.

Paralelisht me zgjerimin e prodhimit të dronëve, ushtria greke është duke ndërtuar 522 fortifikime të reja. Përfundimi i tyre është planifikuar deri në vitin 2030.

Fakti që këto deklarata u bënë pranë kufirit me Turqinë u jep atyre rëndësi të veçantë, veçanërisht në kushtet e klimës së fundit mes Athinës dhe Ankarasë. Vetëm një ditë përpara vizitës, Greqia i kishte dorëzuar Ministrisë së Jashtme turke një notë zyrtare proteste lidhur me qëndrimet e Ankarasë për Egjeun dhe dy parqet detare të shpallura nga Turqia.

Sipas palës greke, pretendimet e Turqisë nuk mbështeten në baza ligjore. Athina argumenton gjithashtu se këto parqe nuk mund të krijojnë pasoja juridike në hapësirat që Greqia i vlerëson si pjesë të shelfit të saj kontinental.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar më tej pas paralajmërimit të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Ai i bëri thirrje Greqisë të ndalë militarizimin e ishujve të Egjeut dhe deklaroi se Ankaraja “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur ato që i konsideron të drejtat e saj.


Shtuar 4.09.2026 10:55

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş