Dirk Schuebel, ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka filluar axhendën e takimeve me përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë duke u takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Të lidhura
None found
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një postimi në Facebook.
Në njoftim thuhet se ambasadori Dirk Schuebel u takua me Anu Prattipatin në kuadër të takimeve të para me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin mes tyre, duke theksuar se janë aty për të mbështetur Kosovën.
