Agustin Torassa ka ngjallur dyshime për një rikthim të mundshëm te Tirana, pas publikimit të një “story”-je në rrjetet sociale. Mesfushori argjentinas 37-vjeçar aktualisht është pa ekip.
Të lidhura
None found
Postimi shoqërohej me një fotografi nga periudha kur Torassa aktivizohej me bardheblutë, ndërsa në të shkruhej: “Koha zbulon vlerën e vërtetë të gjërave”.
Torassa u shpall kampion i Superiores me Tiranën në sezonin 2019-2020. Gjatë asaj periudhe, ai u përdor në disa role, duke luajtur si mesfushor defensiv, qendror dhe i avancuar.
