Real Madridi e vlerëson Cucurellën si futbollist të nivelit elitar

Sipas “Diario AS”, drejtuesit e Real Madridit janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Marc Cucurellas dhe mënyrën se si ai është përshtatur, aq sa brenda klubit spanjolli shihet tashmë si një lojtar elitar.

Të lidhura

None found

Gjatë afatit kalimtar të verës, “Los Blancos” realizuan disa përforcime të rëndësishme, mes të cilëve Bernardo Silva, Yan Diomande dhe Denzel Dumfries.

Te skuadra madrilene, Cucurella mbërriti me statusin e kampionit të botës. Ai kishte luajtur të gjitha minutat e turneut gjatë triumfit të Spanjës, duke qenë një prej futbollistëve kryesorë të “La Roja”-s në rrugën drejt titullit.

28-vjeçari nuk ka spikatur vetëm për aftësitë e treguara në fushë, por edhe për karakterin dhe energjinë pozitive që ka sjellë në dhomën e zhveshjes.

Nën drejtimin e Jose Mourinhos, Real Madridi kishte synuar të kombinonte afrimin e lojtarëve me përvojë dhe personalitet me investimet te talentet e rinj, si Carlos Espi.

Në krahun e majtë të mbrojtjes, Cucurella i siguron Mourinhos një opsion të klasit të lartë, përkrah Alvaro Carreras.

Prania e tyre pritet të shtojë rivalitetin për një vend në formacion dhe t’i ofrojë trajnerit më shumë alternativa gjatë një sezoni të gjatë e të ngjeshur.


Shtuar 3.09.2026 18:25

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş