Krenar Shala ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që nuk kanë pranuar të përkrahin zgjidhjen e ngërçit politik.
Të lidhura
None found
Analisti i ka përshkruar ata si “kukulla të teatrit me pej”, ndërsa ka vënë në dyshim logjikën politike që qëndron pas këtij pozicionimi dhe ndikimin që ai mund të ketë te partia.
Sipas Shalës, gjashtë deputetët rrezikojnë t’i humbin mandatet në zgjedhjet e ardhshme, ta dobësojnë LDK-në dhe, në kundërshtim me pretendimin se nuk duan t’ia zgjasin pushtetin, ta fuqizojnë edhe më shumë Vetëvendosjen.
Ai ka kritikuar gjithashtu përkrahjen që këta deputetë po marrin nga Berat Buzhala dhe Richard Grenell, duke thënë se nuk po e kuptojnë, për herë të dytë, se një mbështetje e tillë vetëm i dobëson ata dhe e forcon VV-në, përcjell “Bota sot”.
Shala ka shtuar se do ta kuptonte këtë qëndrim vetëm nëse do të kishte tregues se LDK-ja mund të rritej në zgjedhjet e ardhshme dhe, në të njëjtën kohë, ta dobësonte Vetëvendosjen.
