Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar gjatë natës një operacion kundër një rasti të dyshuar të krimit të rëndë financiar në Maqedoninë e Veriut, mëson jozyrtarisht “Fokus”. Në kuadër të aksionit janë kontrolluar disa lokacione dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar.
Të lidhura
None found
Të dhënat paraprake flasin për dyshime mbi keqpërdorime financiare në procesin e mbledhjes së taksave për regjistrimin e automjeteve. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar kalon 2 milionë euro.
Detaje të tjera priten të bëhen të ditura përmes njoftimeve zyrtare të MPB-së dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. (INA)
