Dhjetë klubet që shpenzuan më shumë në merkaton verore të vitit 2026, me Ipswichin si surprizë

Merkatoja verore në ligat kryesore të Evropës ka përfunduar, duke lënë pas një mori investimesh të mëdha nga klubet që synojnë të përforcojnë skuadrat e tyre.

Premier Liga dominon sërish renditjen e klubeve me shpenzimet më të larta. Në dhjetëshen e parë janë shtatë ekipe angleze dhe vetëm tre klube nga kampionate të tjera evropiane.

Të lidhura

None found

Manchester City kryeson listën, pasi gjatë kësaj vere ka investuar plot 526 milionë euro.

1. Manchester City

Klubi anglez është shpenzuesi më i madh i këtij afati kalimtar, me rreth 526 milionë euro të përdorura për përforcime.

Ndërhyrjet kryesore janë bërë në mesfushë, ku kanë ardhur Enzo Fernández, Elliot Anderson dhe Ayyoub Bouaddi. Për Anderson dhe Fernández, City ka paguar shuma mbi 100 milionë euro.

Pasi e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë, pas Arsenalit, Manchester City ka bërë një investim të fuqishëm për të synuar rikthimin në majën e kampionatit.

2. Chelsea

Chelsea pozicionohet i dyti me një shpenzim të përgjithshëm prej rreth 406 milionë eurosh.

Transferimi më i kushtueshëm i londinezëve ishte Morgan Rogers, për të cilin raportohet se janë paguar më shumë se 130 milionë euro. Në skuadër janë bashkuar edhe Geovany Quenda, Denner, Dastan Satpaev, Maxence Lacroix dhe Danny Welbeck.

Emiliano Martinez, ndonëse u transferua për një shumë të vogël, po vlerësohet si një goditje shumë e rëndësishme për klubin.

Në të njëjtën kohë, Chelsea ka arkëtuar shuma të konsiderueshme nga shitjet. Enzo Fernández iu bashkua Manchester Cityt për 145 milionë euro, ndërsa largimet e Andrey Santos, Nicolas Jackson, Marc Cucurella dhe Liam Delap kanë sjellë të ardhura të rëndësishme.

3. Tottenham

Tottenham ishte një tjetër klub anglez mjaft aktiv gjatë verës, duke investuar në disa transferime me vlerë të lartë.

“Spurs” paguan 108 milionë euro për Sandro Tonalin, 100 milionë euro për Mateos Fernandes dhe 87 milionë euro për Savinhon, i cili erdhi nga Manchester City.

Sa i përket shitjeve, një prej marrëveshjeve më të mëdha ishte transferimi i Luka Vušković te Brighton për 55 milionë euro.

4. Newcastle

Newcastle ka kaluar një periudhë të rëndësishme riformatimi, gjatë së cilës ka larguar disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Sandro Tonali, Bruno Guimarães dhe Anthony Gordon i kanë siguruar klubit rreth 270 milionë euro nga shitjet. Paralelisht, Newcastle ka realizuar edhe disa blerje të rëndësishme.

Matias Fernandez-Pardo u mor nga Lille për rreth 60 milionë euro, Nico Gonzalez nga Manchester City për 56 milionë euro, ndërsa Bazoumana Traoré erdhi nga Hoffenheim për 50 milionë euro.

5. Aston Villa

Aston Villa është ndër ekipet më aktive të merkatos, edhe pse gjatë kësaj vere ka humbur disa prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm.

Morgan Rogers u transferua te Chelsea, Ollie Watkins vijoi karrierën në Arabinë Saudite, ndërsa Ezri Konsa kaloi te Arsenali. Gjithashtu, Youri Tielemans u largua nga klubi për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Për të rindërtuar skuadrën, Aston Villa ka afruar Johan Manzambin dhe Nicolas Jackson.

6. Liverpool

Liverpooli e ka mbyllur afatin kalimtar me një bilanc negativ prej rreth 233 milionë eurosh.

Të ardhurat nga shitjet kanë qenë të kufizuara, pasi “Reds” kanë përfituar vetëm rreth 30 milionë euro nga transferimi i Curtis Jones te Interi.

Ndërkohë, klubi ka shpenzuar 125 milionë euro për Bradley Barcolan, 63 milionë euro për Jérémy Jacquet nga Rennes dhe 40 milionë euro për Víctor Muñoz nga Osasuna.

7. Arsenal

Pas triumfit në kampionatin e sezonit të kaluar, Arsenali ka vijuar punën për të rritur cilësinë e skuadrës.

“Topçinjtë” kanë afruar Bruno Guimarães nga Newcastle dhe Ezri Konsan nga Aston Villa, duke përforcuar ndjeshëm ekipin për sezonin e ri.

8. Real Madrid

Real Madridi renditet i teti, një pozicion jo fort i zakonshëm për klubin spanjoll kur bëhet fjalë për shpenzimet e merkatos.

Yann Diomande është blerja më e shtrenjtë e “Los Blancos”, të cilët kanë paguar 125 milionë euro për të.

Përveç tij, në skuadër janë transferuar Marc Cucurella, Denzel Dumfries dhe Bernardo Silva. Në anën tjetër, Gonzalo Garcia dhe Cesar Palacios janë larguar për një shumë të raportuar prej 50 milionë eurosh.

9. Ipswich Town

Prania e Ipswich Town në këtë renditje përbën surprizën më të madhe të dhjetëshes së parë.

Pas ngjitjes në Ligë Premier, “Tractor Boys” kanë investuar ndjeshëm për ta bërë ekipin më konkurrues dhe kanë afruar disa futbollistë kundrejt shumave të konsiderueshme.

Julio Enciso është një prej emrave që pritet të ketë rol të rëndësishëm, pasi synon të shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të skuadrës gjatë këtij sezoni.

10. Barcelona

Barcelona mbyll listën e dhjetë klubeve me shpenzimet më të larta të kësaj vere.

Klubi katalanas ka kryer disa transferime të rëndësishme, ndërsa Rodri shihet si një prej përforcimeve kryesore. Në “Camp Nou” kanë mbërritur gjithashtu Anthony Gordon dhe Gabriel Jesus.

Një prej largimeve më të bujshme ishte Ferran Torres, i cili u transferua te PSG-ja për një shumë të raportuar prej rreth 50 milionë eurosh.

RENDITJA ME SHIFRA


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobetCasibom