Gara për Bashkinë e Tiranës/ Alimehmeti zbulon ambiciet e tij, opozita premton zgjidhje

Ende pa u tharë boja mbi dokumentin që i hoqi kompetencat Anuela Ristanit, e cila dha menjëherë dorëheqjen nga pozicioni i nënkryetares, Erion Veliaj firmosi një tjetër vendim nga ambientet e paraburgimit. Këtë herë, në shënjestër ishte nënkryetari Blendi Sulaj, të cilin kryebashkiaku e shkarkoi pa mëdyshje.

Njëkohësisht, Sekretari i Përgjithshëm Eldi Hoxha u tërhoq vullnetarisht nga detyra, duke ia lënë vendin sërish Alban Dokushit, i cili u rikthye në këtë post me miratimin e Veliajt. Për kreun e grupit të këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, ky cikël i pafund shkarkimesh dhe emërimesh po rëndon mbi qytetin.

Të lidhura

None found

“E gjejmë veten në një realitet ku bashkia është krejtësisht e bllokuar. Pra, sot kemi një bashki pa kryetar dhe pa nënkryetarë, dhe çdo minutë që humbet paguhet nga xhepat tanë, përmes mungesës së shërbimeve. Kjo telenovelë mes dy personash po bëhet ankthi i një qyteti të tërë,” deklaroi Alimehmeti.

Përfaqësuesit e djathtë në Këshillin Bashkiak kërkuan llogari përmes një dokumenti zyrtar, por u përplasën me një mur heshtjeje. Erion Veliaj duket se ka vendosur ta qeverisë Tiranën nga qelia, pa ia besuar askujt autoritetin e tij. Të gjitha aktet dhe vendimet e bashkisë udhëtojnë drejt paraburgimit të Durrësit për të marrë firmën e tij.

“Dy njerëz janë shkaku i kësaj situate: kryebashkiaku dhe Kryeministri. Zgjidhja ideale do të ishte largimi i tyre, pasi po shkaktojnë këtë dëm. Nuk mund të lejojmë precedentin e rrezikshëm që Bashkia të komandohet nga burgu dhe Kryeministri t’i përvetësojë të drejtat e saj, siç ka ndodhur. Që të dyja këto janë të papranueshme. Ne kërkojmë rikthimin e normalitetit,” theksoi ai.

Duke parë pamundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për të dalë nga ky ngërç, Alimehmeti i ka sytë nga votimet e ardhshme vendore. Ai nuk ngurron të hyjë në garën e brendshme për të siguruar kandidaturën zyrtare të opozitës.

“Do të ketë një mekanizëm përzgjedhjeje të kandidatëve. Kur gjërat të jenë më të qarta, do të hapet një proces diskutimi, qoftë përmes primareve apo një mënyre tjetër. Që të jem unë i zgjedhuri, do të marr pjesë në atë proces. Më pas, përzgjedhja do të bëhet në forumet përkatëse,” u shpreh kreu i këshilltarëve të djathtë.

Ndërkohë që Partia Socialiste ende nuk ka bërë të ditur emrin e kandidatit të saj, ish-nënkryetari Blendi Sulaj la të kuptohej se gara do të udhëhiqet nga Ogerta Manastirliu, ekipit të së cilës ai planifikon t’i bashkohet gjatë fushatës.


Shtuar 2.09.2026 20:00

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobet