Studentët protestojnë para Zyrës së BE-së: Kërkojnë lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së dhe drejtësi pa ndërhyrje politike

Përfaqësues të parlamenteve studentore nga universitetet publike të Kosovës, mes tyre edhe studentë me prejardhje nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kundërshtuan mënyrën se si po zhvillohet në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Gjatë aktivitetit të organizuar përpara Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, studentët bënë thirrje për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Në deklaratën e përbashkët që ua adresuan përfaqësuesve të BE-së, ata kërkuan që vendimmarrja për ish-krerët e UÇK-së të jetë e lirë nga çdo ndikim politik.

Endi Binaku, përfaqësues i studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, deklaroi se nuk do të pranojnë që lufta për çlirimin e Kosovës të përshkruhet përmes një narrative kriminalizuese.

Sipas Binakut, studentët nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe as do të lejojnë që historia e tyre të rishkruhet apo që lufta për liri të reduktohet në një tregim kriminalizues. Ai theksoi se brezi i tyre e ka trashëguar këtë liri dhe se do ta mbrojë me çdo kusht të vërtetën e vet. Binaku kërkoi që drejtësia të zbatojë për Kosovën të njëjtin standard që përdor edhe për Serbinë. Ai shtoi se të rinjtë e Kosovës duan që zëri i tyre të dëgjohet, shqetësimet t’u trajtohen seriozisht dhe standardet e drejtësisë të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Po ashtu, kërkoi një Evropë që e trajton Kosovën sipas të njëjtave kritere që pret prej saj.

Riad Bislimaj, nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, u shpreh se studentët e konsiderojnë përgjegjësi të mos mbeten indiferentë përballë këtij procesi.

Bislimaj tha se ata i përkasin brezit që ka trashëguar një Kosovë të lirë. Edhe pse shumë prej tyre nuk e kanë përjetuar drejtpërdrejt periudhën e luftës, sipas tij, janë të vetëdijshëm se liria e sotme nuk është fituar vetvetiu. Për këtë arsye, ndërsa historia dhe personat që ishin pjesë e saj vazhdojnë të ndodhen në qendër të një gjykimi ndërkombëtar, studentët ndiejnë detyrimin të mos qëndrojnë indiferentë.

Florian Thaçi, përfaqësues nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, deklaroi ndërkaq se studentët janë të indinjuar nga zgjatja e këtij procesi gjyqësor.

Thaçi tha se përmes këtij aktiviteti ata po e shprehin hapur pakënaqësinë ndaj një procesi kaq të gjatë dhe po kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së. Ai shtoi se më 16 shtator presin që shtetndërtuesit e Kosovës të lirohen dhe të kthehen në vend, pranë familjeve dhe popullit të tyre.

Në përfundim, studentët ritheksuan se drejtësia duhet të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për secilin, ndërsa kërkuan që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të përmbyllet pa ndikime politike.


Shtuar 2.09.2026 16:28

Tags: ,
sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet