Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur mos të respektojë rregulloren e re të GjKKO-së në lidhje me gazetarët.
Ishte vetë gjyqtarja e Apelit Saida Dollani që gjatë një takimi me gazetarët, u premton se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë.
Të lidhura
None found
“Rregullat e transparencës tek ne nuk ndryshojnë. Nëse ju pengojnë të qëndroni në hollin tonë me vini në dijeni”, u tha Dollani-gazetarëve.
Rregullorja e re e GJKKO-së, e cila vendos kufizime të reja për praninë dhe aktivitetin e mediave në ambientet e gjykatës ka hyrë në fuqi më datën 1 shtator.
Rregullorja e re e hartuar nga kreu i GJKKO-së Erjon Bani, kufizon mënyrën se si gazetarët mund të ndjekin proceset gjyqësore dhe të raportojnë nga ambientet e institucionit.
Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve për regjistrim audio nga gazetarët. Kufizime të reja ka edhe për praninë e kamerave. Në rastet kur në sallat e gjyqit nuk ka vende të mjaftueshme për të gjithë gazetarët, hyrja e tyre do të bëhet me rotacion.
