Mbrojtja e Sveçlës kundërshton shpalljen fajtor dhe e cilëson vendimin e gjykatës të pazakontë

Mbrojtja e Xhelal Sveçlës, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e vlerësuar atë si të pazakontë.

Të lidhura

None found

Avokati i tij, Laur Prenaj, deklaroi se do të paraqesë ankesë pasi të pranojë vendimin e plotë dhe arsyetimin e gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli Sveçlën fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, gjatë vitit 2018.

Prenaj tha se gjykata ka bërë të ditur vetëm vendimin, ndërsa arsyetimi ende nuk është publikuar. Sipas tij, kjo situatë përbën një praktikë të pazakontë dhe mbrojtja do ta shfrytëzojë të drejtën për ankesë pasi të ketë në dispozicion vendimin e arsyetuar.

Avokati theksoi gjithashtu se aktakuza ndaj Sveçlës kishte probleme që në fazën fillestare të procedurës.

Ai shtoi se mbrojtja pret arsyetimin e gjykatës për të kuptuar se mbi çfarë bazash është marrë vendimi dhe se ku është mbështetur aktakuza, për të cilën, sipas tij, ishin ngritur vërejtje që në shqyrtimin fillestar.

Vendimi për masën e dënimit ndaj Sveçlës pritet të bëhet i ditur më 8 shtator, në orën 9:00, kur është caktuar seanca e radhës për këtë rast.

Një javë më parë, Gjykata shpalli të pafajshëm ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën, ndaj të cilit rëndonte një aktakuzë e ngjashme për hedhje të gazit lotsjellës gjatë një seance të Kuvendit në vitin 2016.


Shtuar 2.09.2026 10:25

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet