Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, në zonën e Urës së Gjolës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një autoveturë tip “Benz”, që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, e drejtuar nga një qytetar nga Korça, ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur kokë më kokë me një “Land Rover”, i cili lëvizte nga veriu në drejtim të jugut.
Të lidhura
None found
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve.
Njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës, ndërsa personi tjetër është plagosur rëndë dhe po dërgohet gjithashtu tek Trauma.
