Julian Alvarez vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, edhe pse klubi katalanas nuk arriti ta transferonte sulmuesin nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Të lidhura
None found
Barcelona bëri përpjekje të vazhdueshme për të siguruar shërbimet e argjentinasit, por Atletico Madrid nuk pranoi ta shiste te një rival direkt në La Liga dhe e pengoi kalimin e tij në “Camp Nou”.
Për këtë arsye, drejtuesit katalanas iu drejtuan një alternative tjetër dhe morën Gabriel Jesus nga Arsenali.
Sulmuesi brazilian kushtoi 10 milionë euro dhe u konsiderua si një zgjidhje më e përballueshme për situatën aktuale të klubit.
Megjithatë, raportimet e Cadena SER bëjnë të ditur se dëshira e Barcelonës për Julian Alvarez nuk është zbehur. Klubi synon të ndërmarrë një tjetër ofensivë konkrete për të në afatet e ardhshme kalimtare.
Drejtuesit e Barcelonës thuhet se kanë llogaritur edhe një investim të rëndësishëm financiar, me synimin për ta realizuar transferimin e sulmuesit argjentinas.
Në këtë kontekst, afrimi i Gabriel Jesus shihet si një masë e përkohshme, deri në momentin kur klubi të ketë mundësinë të rikthehet në garë për Alvarez.
Kapitulli mes Barcelonës dhe Julian Alvarez duket ende i hapur, ndërsa lojtari i Atletico Madridit pritet të mbetet në listën e prioriteteve të katalanasve gjatë merkatos së ardhshme.
