Zv.presidentja e Bank of America humb jetën pas sulmit me thikë në Times Square, autorja plagos edhe një person dhe qëllohet nga policia

Erin Piacenti, zëvendëspresidente e Bank of America, u vra me thikë në Times Square të New York-ut, në një ngjarje që autoritetet e përshkruan si sulm të rastësishëm dhe të paprovokuar.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua të hënën, rreth orës 16:24 sipas kohës lokale, pranë kryqëzimit të West 42nd Street me Seventh Avenue, në qendër të Manhattanit.

Policia e New York-ut, NYPD, bëri të ditur se viktima ishte 32-vjeçarja Erin Piacenti. Bank of America konfirmoi gjithashtu vdekjen e punonjëses së saj, e cila, sipas profilit në LinkedIn, mbante postin e zëvendëspresidentes në njësinë Business Selection and Conflicts.

Sipas komisioneres së NYPD-së, Jessica Tisch, nuk ka shenja se sulmi ishte i nxitur nga ndonjë konflikt i mëparshëm. Në momentin kur policët shkuan në vendngjarje, ata u përballën me Pamela Cisneros, 49 vjeçe, e cila kishte në duar dy thika të mëdha dhe u afrua drejt efektivëve.

Policia hapi zjarr ndaj Cisneros, e cila më pas u shpall e vdekur. Komisionerja Tisch deklaroi se 49-vjeçarja kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.

Gjatë sulmit u plagos edhe një burrë 68-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. NYPD njoftoi se ai kishte marrë dëmtime nga thika dhe ndodhej në gjendje të qëndrueshme.

Pas incidentit, qarkullimi në disa rrugë të Midtown Manhattan u ndërpre përkohësisht, ndërsa në zonë u dërguan automjete të emergjencës. Zyra e Bank of America në Manhattan ndodhet në One Bryant Park, shumë pranë Times Square.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e koleges sonë. Ajo ishte një anëtare e çmuar e ekipit dhe do të na mungojë shumë. Zemrat tona janë me familjen e saj dhe të gjithë njerëzit e saj të dashur”, deklaroi Bank of America në një mesazh të dërguar me email për Reuters të martën.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e sulmit.


Shtuar 2.09.2026 00:10

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet TürkiyeCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet