Lamallari ndryshon kriterin e moshës për pranimet në Policinë e Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka miratuar me firmë urdhrin që ndryshon kufirin e moshës për kandidatët që duan të pranohen në Policinë e Shtetit. Ky ndryshim zgjeron mundësitë për të rinjtë, profesionistët me eksperiencë dhe punonjësit e ardhur nga institucione të tjera të sigurisë.

Vendimi është marrë pas kërkesave të shumta që qytetarët i kanë përcjellë ministrit përmes rrjeteve sociale dhe kontakteve të drejtpërdrejta, duke shprehur interesin për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit dhe për të kontribuar në garantimin e sigurisë së vendit dhe qytetarëve.

Të lidhura

None found

Me rregullat e reja, kandidatët deri në 35 vjeç, që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë role zbatuese, mund të aplikojnë për shërbimin në Patrullën e Përgjithshme përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë.

I njëjti kufi, deri në moshën 35 vjeç, do të zbatohet edhe për kandidatët që duan të ndjekin programin Bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe të hyjnë në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar.

Urdhri parashikon gjithashtu hapësirë për profesionistët me arsim të lartë. Personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në fusha të përshtatshme, përfshirë ekonominë, financën dhe teknologjinë e informacionit, mund të pranohen deri në moshën 40 vjeç në rolin e parë drejtues, pasi të përfundojnë kursin e specializuar për nënkomisarë.

Punonjësit e institucioneve të tjera të sigurisë nuk do t’i nënshtrohen kufizimit të moshës, nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë procedurat përkatëse të pranimit.

Lamallari e ka paraqitur këtë vendim si një përpjekje për të garantuar mundësi më të barabarta për të gjithë ata që synojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit. Sipas tij, përveç moshës, duhet të merren në konsideratë edhe arsimi, kualifikimet dhe përvoja profesionale e kandidatëve.

Ministri e cilësoi vendimmarrjen si të drejtë, pasi krijon mundësi të barabarta në varësi të angazhimit dhe përvojës së secilit, pa i penalizuar kandidatët me nivele të ndryshme arsimore e profesionale përmes kritereve të ngurta dhe të njëjta për të gjithë.

Ai shtoi se interesi për sigurinë, rinovimi i organizatës policore dhe forcimi i saj përmes përvojës së punonjësve të rinj janë në themel të synimit për një Polici më profesionale, më të fuqishme dhe më pranë qytetarëve.


Shtuar 1.09.2026 19:41

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet