Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Të lidhura
None found
Biseda u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit mes Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe UNDP-së, veçanërisht në kuadër të projekteve të përbashkëta për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit, Gashi nënvizoi rëndësinë e funksionalizimit sa më të shpejtë të platformës për hetime penale të bazuara në të dhëna inteligjente. E mbështetur nga UNDP, kjo platformë pritet të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për hetimet financiare, përmes analizimit të mospërputhjeve në pasuri dhe krijimit të të dhënave të mbështetura në prova, me qëllim ndjekjen më efikase të rasteve të korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Gashi dhe Queiros shprehën dakordësinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen, në fushat ku kanë interesa të përbashkëta.
