Abdixhiku zbulon gjashtë deputetët që nuk do ta votojnë Sejdiun dhe paralajmëron masa

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se brenda grupit parlamentar nuk është arritur konsensus për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President. Sipas tij, gjashtë deputetë kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin atë në votim.

Të lidhura

None found

Abdixhiku i përmendi me emër Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri si deputetët që, sipas tij, kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë së LDK-së.

Pas takimit me grupin parlamentar, ai paralajmëroi se ndaj deputetëve do të ketë masa disiplinore, ndërsa theksoi se në këtë fazë shqetësimi i tij kryesor lidhet me pasojat që kjo situatë mund të ketë për Kosovën. “Nuk duhet të brengosem tani për natyrën disiplinore brenda LDK-së, sepse ajo do të vijë. Më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së kërkoi falje nga qytetarët e Kosovës dhe tha se nuk kishte mundur të bënte më shumë për shkak të ndarjeve brenda grupit parlamentar. “Kërkoj falje për popullin e Kosovës, kaq munda, nuk munda më tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje, me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”, u shpreh ai.

Abdixhiku shtoi se ditën kur do të votohet Presidenti do të jetë në sallë bashkë me 12 deputetë.


Shtuar 1.09.2026 19:02

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet