Pas tre vitesh me zgjerim dyshifror dhe rekorde në nivel europian, ritmi i rritjes së net-qëndrimeve turistike në Shqipëri është ngadalësuar këtë vit.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se, në gjashtëmujorin e parë, net-qëndrimet në vend u shtuan me 9.1% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2025. Për turistët vendas rritja arriti në 10.2%, ndërsa për vizitorët e huaj ishte 8.7%.
Të lidhura
None found
Nga janari deri në qershor, Shqipëria numëroi gjithsej 3.38 milionë net-qëndrime turistike. Prej tyre, 2.45 milionë u realizuan nga turistët e huaj.
Me këtë ecuri, Shqipëria nuk mban më vendin e parë në Europë, por renditet e treta. Irlanda kryeson me një rritje prej 15%, ndërsa Malta zë vendin e dytë me 10%.
Në pozitën e katërt është Kosova, ku aktiviteti turistik vijon të ketë një prirje të ndjeshme pozitive, me rritje prej 6%. Gjatë tremujorit të dytë, net-qëndrimet e turistëve të huaj në Kosovë u shtuan me 18%, krahasuar me 8.5% në Shqipëri për të njëjtën kategori.
Në të gjithë Bashkimin Europian, net-qëndrimet gjatë gjysmës së parë të vitit u rritën me vetëm 1.7%. Ndërkohë, në shifra absolute, Spanja, Italia dhe Franca regjistruan numrin më të lartë të net-qëndrimeve turistike.
