Flakët që kanë përfshirë fshatrat e Ulzës vijojnë të paraqesin një situatë kritike, ndërsa zjarri është përhapur në një rreze prej 5 km dhe po afrohet gjithnjë e më shumë pranë banesave.
Banorët që jetojnë në këtë zonë pritet të evakuohen nga momenti në moment, pasi zjarri po avancojë në drejtim të shtëpive të tyre. Përhapja e flakëve favorizohet nga era e fortë dhe bimësia e thatë.
Të lidhura
None found
Dhjetëra forca nga shërbimi zjarrfikës, shërbimi pyjor, mbrojtja civile, Forcat e Armatosura dhe vullnetarë ndodhen në terren, por pavarësisht angazhimit të tyre, ndalimi i zjarrit mbetet i pamundur. Tymi i dendur ka mbuluar zonën, duke kufizuar shikueshmërinë dhe duke rritur rrezikun e asfiksimit për grupet që po operojnë në terren.
Përpjekjet për shuarjen e flakëve po vijojnë edhe nga ajri, me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, por deri tani ai nuk ka arritur të frenojë përhapjen e zjarrit.
