Hoti nuk u shfaq në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, konfirmon qëndrimin e tij

Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të saj në Facebook se Kryesia e partisë e ka mbështetur në mënyrë unanime nominimin e Bekim Sejdiut për President.

Të lidhura

None found

Sipas deklaratës së LDK-së, pas shqyrtimit të çështjes, Kryesia miratoi njëzëri marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i partisë dhe, mbi këtë bazë, përkrahu kandidaturën e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës.

“Ky vendim përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është marrë në përputhje me mandatin e dhënë nga Kuvendi i LDK-së, me procedurat vendimmarrëse të partisë dhe me përgjegjësinë që LDK-ja ka marrë për garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionimin e rregullt të rendit kushtetues”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, nuk u pa duke hyrë në mbledhjen e organit drejtues të partisë.

Para takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti përsëriti se qëndrimi i tij, i bërë publik një ditë më parë, mbetet i njëjtë.

“E kam bërë publik qëndrimin tim”, deklaroi ai.


Shtuar 1.09.2026 16:38

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis giriş