Fatos Lubonja: Rama është padrino, ndërsa Agasi koordinatori, në shtator do të ketë më shumë qytetarë në protestë

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka analizuar situatën e fundit politike në Shqipëri, duke u ndalur te protesta qytetare, e cila ka arritur ditën e 94-t, arrestimi i Agasit, çështjet që lidhen me drejtësinë dhe lejet e ndërtimit.

Sipas tij, përballja me qeverinë zhvillohet në kushtet e një regjimi, ndërsa vijimësia e protestës do të përcaktohet nga aftësia e qytetarëve për të ndryshuar mënyrën e organizimit.

Të lidhura

None found

“Jemi përballë një regjimi dhe ajo që do të vijë më pas varet shumë nga ndërgjegjësimi i protestuesve se duhet të kalojnë në një fazë tjetër organizimi dhe të sjellin më shumë njerëz. Sigurisht që do të ketë më shumë pjesëmarrës, por nevojitet edhe më shumë punë që protesta të kthehet në një lëvizje. Grupe të ndryshme duhet të bashkohen, të përfshijnë edhe të tjerë që preken ose ndikohen dhe kështu të zgjerohet. Kam insistuar gjithmonë se, edhe pse frustrimi dhe sharjet janë të kuptueshme në një protestë, duhet të ekzistojë edhe një vizion për Shqipërinë që duam”, deklaroi Lubonja.

Duke folur për arrestimin e Agasit, analisti shprehu rezerva dhe ngriti pikëpyetje mbi arsyet e vonesës së ndalimit, si edhe mbi zhvillimet që mund ta kenë bërë të mundur atë.

“Arrestimi i Agasit më la me mëdyshje. Pyetjet janë të natyrshme: përse ishte në arrati deri tani dhe pse u arrestua pikërisht në këtë moment? Nuk ishte lokalizuar dot apo ka ndryshuar diçka? Disa thonë se drejtuesi i ri i policisë e ka pastruar atë nga njerëzit e Agasit. Mund të jetë edhe një mënyrë për të qetësuar opinionin publik, ndërkohë që në thelb nuk po ndodh ndonjë ndryshim i madh. Mbetet për t’u parë nëse ka pasur marrëveshje apo nëse kemi të bëjmë me konflikt mes fraksioneve. Jetojmë në një vend ku besimi te shteti ligjor mungon”, u shpreh ai.

Lubonja argumentoi se Agasi nuk mund të shihet si një individ që vepronte i vetëm, por si pjesë e një mekanizmi të lidhur me pushtetin.

“Agasi nuk është një person i shkëputur nga kjo histori. Ai u përfshi në atë skemë dhe nuk do të arrinte të bëhej ai që u bë pa sistemin e ngritur nga Rama, pasi shihet si koordinatori mes krimit të organizuar dhe Ramës. Koordinator është, por padrino është Rama. A do të dalë ndonjë provë për këtë? Si i ka përfituar Agasi këto tendera dhe a janë të vërteta shishet e verës me vlerë 33 mijë euro”? – pyeti analisti.

Për reformën në drejtësi, ai tha se ajo u paraqit si një përpjekje për të ulur krimin, por zhvillimet konkrete, sipas tij, kanë çuar në shtimin e lejeve të ndërtimit.

Ai shtoi se, edhe pse kompetenca për lejet u takon bashkive, ato janë përqendruar te kryeministri, duke krijuar mundësi për pastrimin e parave. Në këtë kuadër, Lubonja kërkoi gjithashtu sqarime për “Dosjen Aruba”.

“Pikërisht aty qëndron pastrimi i parave dhe aty është edhe dosja Aruba, për të cilën thuhet se përfshin njerëz të qeverisë. SPAK duhet të na tregojë një ditë nëse kishte apo jo persona të qeverisë në atë çështje. Ata u përfshinë në lojën e shahut”, përfundoi Fatos Lubonja.


Shtuar 1.09.2026 15:30

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis giriş