Islam Selmani, ka siguruar medaljen e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i dhënë një tjetër moment historik edhe karatesë kosovare.
Ai është kualifikuar në finale dhe tani do të luftojë për medaljen e artë.
Të lidhura
None found
Selmani ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në Taranto, duke arritur deri në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë dhe duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në karate në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare dhe e shtata në total.
Përveç Donjeta Sadikut, që fitoi të artën në boks, medaljet për Kosovën i kanë fituar Laura Fazliu të argjendtë, si dhe Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta. Tashmë, Selmani është vetëm një luftë larg të artës.
