Iliria e Fushë-Krujës ka zyrtarizuar afrimin e Clinton Oseit. Sulmuesi 24-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me Makedonija GP dhe do të vijojë karrierën në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
Klubi bardheblu e ka prezantuar lojtarin e ri përmes një njoftimi, duke i uruar suksese me fanellën e Ilirisë dhe duke e mirëpritur në familjen e skuadrës nga Fushë-Kruja.
Të lidhura
None found
Osei vjen me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare. Futbollisti nga Gana ka spikatur më herët te MTK Budapest dhe Kozarmisleny në Hungari, ndërsa më pas ka luajtur edhe për ACS TG Mures në Rumani dhe Voska Sport në Maqedoninë e Veriut.
