Transferimi i Cristian Shpendit te Cremonese, i cili pritej të zyrtarizohej së shpejti, ka marrë një kthesë të papritur dhe nuk është finalizuar.
Sipas raportimeve të para, klubi i Cremoneses do t’i paguante Cesenës 4 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kombëtares. Shpendi pritej të firmoste me skuadrën e re deri në vitin 2030.
Të lidhura
None found
Arsyet e mosrealizimit të marrëveshjes, e cila ishte në pritje vetëm të konfirmimit zyrtar, ende nuk janë bërë të ditura. Për rrjedhojë, Cristian Shpendi do të vazhdojë të luajë për Cesenën në Serie B.
